LAJMI I FUNDIT:

Mundesh!

Mundesh!

Nga: Bekim Sele

Mundesh edhe t’i largosh njerëzit, t’i nënvlerësosh! Të të duken se janë më pak të pastër në shpirt, se ti, me zemër më të vogël se e jotja, e se ti je më i mençur e më i merituar se ata. Mundesh shumë lehtë t’i bësh këto! Por, atëherë nuk ke bërë asgjë! I ke zgjedhur vetes rrugën më të lehtë e me më pak preokupime!


Madhështia e vërtetë qëndron kur përzihesh me këta njerëz, me zemër të hapur për ta. T’i duash, t’i falësh, të duash vërtetë t’i pastrosh ata dhe t’i ngresh në të njëjtin nivel me veten tënde! Për t’i arritur ata nuk do të thotë se duhesh të heqësh dorë nga niveli yt i lartë, në të cilin ndodhesh. Nuk do të thotë as që ti të zbresësh në nivelin e tij, duke e lavdëruar edhe për të këqijat që njeriu ka. Jo, ti nuk duhet të zbresësh në nivelin e tij, por ai duhet të vijë në nivelin tënd, ky është misioni! Për të arritur këtë duhet një stil i veçantë që të bën ta arrish njeriun gabimtar, e pastaj ta rrëmbesh për në nivelet e larta, ku ndodhesh. Është e lodhshme sigurisht. Por është madhështia vetë.

Gjeje këtë stil, e do bëhesh i madh, duke ndihmuar të tjerët për t’i bërë si vetja. /Nga Shkëndijat e Shpirtit të Kutubit)