LAJMI I FUNDIT:

A mund t’ju vrasë drita artificiale? Mjekët thonë: ndoshta

A mund t’ju vrasë drita artificiale? Mjekët thonë: ndoshta

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve në krye me Institutin e Shëndetit Global në Barcelonë ka zbuluar që drita e kaltër shton rrezikun nga shfaqja e kancerit të prostatës dhe kancerit të gjirit.

Shkencëtarët kanë studiuar të dhënat mjekësore të më shumë se 4.000 njerëzve në 11 rajone të Spanjës, si edhe sasinë e dritës artificiale së cilës i janë ekspozuar në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura, transmeton Telegrafi.

Rezultatet kanë treguar që te femrat, të cilat në qytete i janë ekspozuar sasisë së madhe të dritës së kaltër, rreziku nga kanceri i gjirit ka qenë i shtuar për një deri në dy herë, ndërsa meshkujt kanë pasur 2,8 për qind shanse më të mëdha për zhvillim të kancerit të prostatës.

Ato kanë fjetur në lokale shumë të ndriçuara, për dalim nga meshkujt të cilët kanë fjetur në errësirë dhe te të cilët shanset për shfaqje të kancerit kanë qenë më të vogla.

Studimi ka qenë i orientuar në dritën e kaltër të cilën e emetojnë vetëm burimet e jashtme, ndonëse mjekët paralajmërojnë që mekanizmi i emetimit të dritës së kaltër në telefonat mobilë është i njëjtë.

Megjithatë, ende nuk ka arsye për brengosje kur është fjala për aparatet elektronike, përkatësisht, së paku, derisa të zbatohet studimi i ri në këtë temë, i ka thënë CNN-së shkencëtari kryesor i hulumtimit, Alehandro Sancez de Migel.

Drita e kaltër, pra, zvogëlon sasinë e melatoninës në tru dhe pengon ritmin biologjik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori