LAJMI I FUNDIT:

A mund të ushqejnë foshnjën me gji gratë që kanë gjinj të vegjël? Sa ndikon madhësia në qumësht, një gjë do t’ju habisë

A mund të ushqejnë foshnjën me gji gratë që kanë gjinj të vegjël? Sa ndikon madhësia në qumësht, një gjë do t’ju habisë

Shumica e grave me gjinj të vegjël kanë menduar nëse do të jenë në gjendje të ushqejnë me gji një fëmijë dhe nëse do të kenë mjaftueshëm qumësht

Mirëpo, ekspertët thonë që kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje.


Madhësinë e gjinjve e përcakton sasia e indeve dhjamore, prandaj madhësia e gjinjve nuk ka të bëjë me aftësinë e prodhimit të qumështit dhe të ushqimit të fëmijës me gji.

Gjinjtë e vegjël janë, sepse kanë pak inde dhjamore, por përafërsisht kanë të njëjtën sasi të gjëndrave qumështore, transmeton Telegrafi.

Gratë me gjinj të vegjël kanë më pak mundësi të depozitimit të qumështit, andaj do të jetë e nevojshme që të ushqejnë me gji më shpesh fëmijën. Mirëpo, qumështi vazhdimisht prodhohet, andaj ai është proces i “ofertës dhe kërkesës”.

Aq sa pi fëmija aq edhe qumështi do të krijohet. E gjitha varet nga nevoja e fëmijës.

Është me rëndësi teknika, jo madhësia

Për ushqimin e fëmijës me gji ka rëndësi indi i cili prodhon dhe ruan qumështin që ta ushqejë fëmijën, jo dhjami.

Me siguri që në fillim të shtatzënisë, që nga java e gjashtë deri në javën e tetë, do të vëreni që gjinjtë tuaj bëhen më të rëndë dhe më të mëdhenj. Duke u ofruar termini i lindjes së bebes suaj, do të jenë gjithnjë e më të theksuar, madje mund të vëreni edhe duke pikur qumësht nga gjinjtë.

Lëngu i parë që krijohet në gjinj pas lindjes quhet kolostrum dhe është ‘arma’ e parë i sistemit mbrojtës të fëmijës.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, edhe 99 për qind e nënave mund të ushqejnë me gji të porsalindurin e tyre, është vetëm çështje se sa të vetëdijshme dhe këmbëngulëse janë, por edhe sa shumë ndërhyn mjedisi në procesin e vendosjes së ushqyerjes me gji në ditët e para pas dhënies.

Shumë pak gra nuk do të jenë në gjendje të ushqejnë foshnjën me gji për ndonjë arsye të vërtetë. Shumica e tyre heqin dorë sepse janë të lodhur, mendojnë se nuk ia dalin dot, se fëmija është i uritur ose se kanë gjoks të vogël dhe thithka të përmbysur. Nuk duhet të shqetësoheni për madhësinë e gjinjve tuaj, duhet të edukoheni më shumë për të ditur se ku të kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.

Edhe femrat me gjoks më të madh kanë probleme më të mëdha

Edhe pse të gjitha nënat e ardhshme mendojnë të kundërtën, në realitet femrat me gjoks më të madh kanë më shumë probleme. Në fillim, foshnjat e dinë se e kanë të vështirë të kapin gjinjtë e mëdhenj dhe areolat sepse kanë gojë të vogël. Pas rreth një muaji, kur nëna dhe foshnja janë në harmoni, edhe këto probleme zhduken.

Në praktikë, ndodh shpesh që gratë me gjoks më të madh të kenë më shumë probleme në ditët e para të dhënies së gjirit, ndaj nuk duhet të shqetësoheni për madhësinë e gjoksit.

Zgjidhja më e mirë është ushqyerja me gji sipas kërkesës

Qumështi i gjirit prodhohet dhe ruhet vazhdimisht në kanalet e qumështit ndërmjet ushqyerjes. Gjatë ushqyerjes, foshnja zakonisht zbraz rreth 70-80 për qind të qumështit në gji. Një studim tregoi se disa gra kanë 3 herë më shumë kapacitet ruajtës të qumështit se të tjerat, por brenda 24 orëve të gjitha gratë prodhonin të njëjtën sasi qumështi. Gjinjtë më të mëdhenj kanë më shumë kapacitet ruajtës, por disi edhe ky nuk është një tregues i mirë.

Pavarësisht nëse keni gjoks të vogël me një kapacitet të madh ruajtjeje ose gjoks të madh me një kapacitet të vogël ruajtjeje, zgjidhja është të ushqeni me gji sipas kërkesës. Kjo do të sigurojë që fëmija juaj të jetë i ngopur. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Java e 40-të e shtatzënisë: Shumë shpejt do ta mbani në krahë beben dhe deri atëherë pushoni sa më shumë

Java e 40-të e shtatzënisë: Shumë shpejt do ta mbani në krahë beben dhe deri atëherë pushoni sa më shumë

Shtatzëna
Fustanet për zyrë

Fustanet për zyrë

Femra
Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin

Jennifer Aniston praktikon tri ushtrime për një linjë të mirë të trupit! Nuk zgjasin shumë dhe e shtrëngojnë trupin

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ashley Graham: Bazën e lëkurës e përbëjnë pastruesit e butë për fytyrë dhe serumi

Ashley Graham: Bazën e lëkurës e përbëjnë pastruesit e butë për fytyrë dhe serumi

Femra
Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit

Fëmijët sensin për humor e marrin nga prindërit

Këshilla për prindër
Kalo në kategori