LAJMI I FUNDIT:

A mund të prodhojë art një algoritëm?

A mund të prodhojë art një algoritëm?

A është një vepër arti, një pikturë e krijuar nga një program i inteligjencës artificiale?

Entuziazmi i shkaktuar sot nga shitja e parë në ankand e një pikture të krijuar nga një algoritëm, për 432,500 dollarë, ka ngjallur më shumë debat se kurrë.


Tabloja, e quajtur “Portreti i Edmond dë Belami”, i realizuar nga kompania franceze “Obvious”, ka arritur një vlerë marramendëse në ankandin e organizuar nga “Christie’s” që parashikonte një shumë mes 7-10 mijë dollarë.

Nga larg, kjo pikturë, në një kornizë të artë, ngjason me shumë portrete të shekullit XVIII dhe XIX, me një burrë të përfaqësuar në tre të katërtën me xhaketë të zezë dhe jakë të bardhë. Ndërsa nga afër, ajo është intriguese, me fytyrë të mjegullt dhe në fund, djathtas nënshkrimin e një formule matematikore.

Pierre Fautrel, një prej tre anëtarëve të “Obvious”, ka shpjeguar para shitjes se “ky portret ishte ideuar me objektivin për të demokratizuar krijimtarinë nëpërmjet inteligjencës artificiale”.

“Për të realizuar këtë pikturë, u nevojit që programi të regjistronte 15 000 portrete klasike nga shekulli XIV deri në shekullin XX”, theksoi ai. /Java News/