LAJMI I FUNDIT:

A mund të bëhen njerëzit të pavdekshëm? Shkencëtarët po kërkojnë ta gjejnë përgjigjen te kandili i detit

A mund të bëhen njerëzit të pavdekshëm? Shkencëtarët po kërkojnë ta gjejnë përgjigjen te kandili i detit

Zgjatja e jetës, mos-plakja dhe pavdekësia janë disa nga konceptet me të cilat njerëzit vazhdojnë të debatojnë.

Por, deri më tani nuk ka pasur përgjigje që mund të zhbllokojnë sekretin e pavdekësisë.


Shkencëtarët po kërkojnë përgjigje, tek kandili i detit ‘i pavdekshëm’, një krijesë e aftë për t’u kthyer vazhdimisht në gjendje më të re.

Studiuesit spanjollë kanë arritur të deshifrojnë gjenomin  e kandilit të pavdekshëm “Turritopsis dohrnii” dhe kanë përcaktuar çelësa të ndryshëm gjenomikë që kontribuojnë në zgjatjen e jetëgjatësisë së tij deri në atë pikë sa të shmanget vdekja e tij.

Ekipi i Universitetit të Oviedos, hartoi sekuencën gjenetike të këtij kandil deti unik me shpresën për të zbuluar sekretin e jetëgjatësisë së tyre unike dhe për të gjetur të dhëna të reja për plakjen e njeriut.

Vdekja mund të ndalet – profesori kosovar i tregon mënyrat
Lexo po ashtu Vdekja mund të ndalet – profesori kosovar i tregon mënyrat

Ata analizuan specien “Turritopsis dohrnii” bashkë me atë të species motër “Turritopsis rubra” për të identifikuar gjenet që janë të përforcuara ose kanë karakteristika të ndryshme variante midis të dyjave. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori