LAJMI I FUNDIT:

Mund ta blini në Aliexpress: Kinezët prodhojnë Range Roverin elektrik që kushton 2,700 euro

Mund ta blini në Aliexpress: Kinezët prodhojnë Range Roverin elektrik që kushton 2,700 euro

Tashmë jemi mësuar me kopje të lira të veturave nga Kina, por modeli më i fundit i ofruar në Alibaba e ka “rritur lojën”. Për vetëm 2710 euro, ju merrni një kopje jo shumë besnike të Range Roverit, në një paketë shumë më të vogël me një distancë prej 200 kilometrash.

Kopjet e veturave të famshme që vijnë prej shtetit kinez nuk janë të rralla. Një numër i mirë kompanish nga vendi më i populluar në botë i kanë bazuar produktet e tyre në vjedhjen e dizajneve të markave të njohura.


Viktima e fundit e plagjiaturës është Range Rover. Kompania kineze, Sea Biscuit ka ofruar një model në Aliexpress që do të tërheqë shumë vëmendje, kryesisht nga avokatët e kompanisë britanike sepse është një vjedhje e dukshme dizajni. Kjo veturë ka një çmim fillestar prej 2,710 eurove, që është më pak se shumica e gjërave në listën e aksesorëve të një Range Rover të vërtetë.

Për këto para, që nuk përfshijnë shpenzimet e transportit, klientëve iu ofrohet një mikroveturë tërësisht elektrike me një motor elektrik që zhvillon 68 kuaj/fuqi, ndërsa shpejtësia maksimale është 50 km/h. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme dhe pas 10 orësh karikimi në një prizë klasike shtëpiake, kjo kopje e Range Rover mund të përshkojë maksimumi 200 kilometra.

Sigurisht, ata nuk kopjuan cilësinë e brendshme nga prodhuesi britanik.

Siç raportojnë mediat, plastikë të lira ka kudo, ndërsa ulëset janë prej lëkure false. Megjithatë, ka dy ekrane në miniaturë dhe një prizë për karikimin e celularit, të cilat i shtojnë pak luks interierit.

Duhet theksuar se zbritje ka edhe për sasi më të mëdha, ndaj në rast se klienti porosit më shumë se 100 kopje, çmimi bie vetëm në 2000 euro. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Auto
Kalo në kategori