LAJMI I FUNDIT:

A mund coronavirusi ta zvarrisë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi?

A mund coronavirusi ta zvarrisë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi?

Përhapja e koronavirusit në nivel global, i ka shtyrë të gjitha qeveritë botërore që t’i përqendrojnë të gjitha angazhimet në parandalimin e përhapjes dhe luftimit të këtij virusi, i cili mund të jetë edhe vdekjeprurës.

Edhe në Kosovë, proceset politike kanë marrë kahe tjetër nga paraqitja e rasteve të para të sëmundjes me Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Në këtë aspekt, edhe vazhdimi i dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka mbetur tashmë në planin dytësor apo tretësor, pavarësisht faktit që Kuvendi i Kosovës, përkatësisht deputetët e partive në koalicionin qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Koosvës, miratuan gjatë fundjavës një rezolutë me të cilën autorizohet Qeveria e Kosovës si bartëse e dialogut me Serbinë.

Kjo rezolutë, përpiqet që të fuqizojë rolin e Qeverisë së Kosovës në dialog dhe margjinalizuar rolin e presidentit, Hashim Thaçi.

Analisti politik, Albert Krasniqi, thotë se dialogu do të jetë një interes i dorës së dytë, qoftë në vëmendjen e liderëve botërorë që kanë ndikim në këtë proces, e po ashtu edhe në vëmendjen e liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Kështu që domosdoshmërish kjo për një periudhë të caktuar kohore do ta vendosë dialogun si një çështje, më pak të rëndësishme. Mendoj se [pezullim të iniciativave për dialog] do të ketë edhe për shkak, jo vetëm të këtij virusi, po edhe për shkak të ngjarjeve politike që janë në Serbi – pra atje do të jetë një proces zgjedhor, i cili mund të shtyhet edhe atje nëse do të ketë një përshkallëzim të epidemisë”, tha Krasniqi.

Krasniqi mendon se në rast se dialogu do të ishte në pikën e tij kulmore dhe vetëm do të pritej nënshkrimi i marrëveshjes, atëherë do të mund të pritej diçka e shpejtë drejt një marrëveshjeje. Por, siç thotë ai, procesi i negociatave, të paktën zyrtarisht do, të mbetet i ngrirë për një kohë të gjatë.

“Ky bllokim që mund të jetë potencial [për shkak të pandemisë]. Është edhe në favor të palës kosovarë, pra në mënyrë që ta definojë nga brenda pozicionin e saj në gjithë ketë proces”, tha Krasaniqi.

Kosova u ka vënë taksë 100 për qind prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina qysh në nëntor të vitit 2018. Muajin e kaluar, Kurti ka shpalosur planin e tij për heqjen graduale të kësaj takse. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar heqjen e plotë të saj.

Për shkak të mospajtimeve me masat gjysmake të propozuara nga Kurti, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosovës i kanë ardhur edhe paralajmërime për tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Kosova.

Taksa ka bërë që edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ndërpritet qysh në fund të vitit 2018. Serbia e ka kushtëzuar rikthimin në dialog me heqjen e taksës. Kosova kërkon që Serbia të ndalë fushatën për çnjohjet e pavarësisë së saj.

Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se pavarësisht çfarëdo zhvillimesh që do të ketë në raport me dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë një unitet dhe plan-veprimi në këtë rrafsh.

“Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë pandemia e koronavirusit dhe çfarë efekti do të ketë. Ajo çfarë mbetet e rëndësishëm është që palët në Kosovë, partitë politike, institucionet, të ndërtojnë konsensusin e shumëkërkuar. Ne kemi dy vjet që jemi duke e kërkuar këtë gjë edhe nuk ka pasur dialog të ndërmjetësuar që nga viti 2018 nga e BE-ja dhe SHBA-ja, që nuk ishin aq të përfshira siç janë tani. Kemi parë që partitë politike nuk e kanë përdorur këtë kohë për të ndërtuar konsensus apo strategjinë e Kosovës”, tha Krasniqi.

Përderisa Bashkimi Evropian nuk ka dhënë ndonjë sinjal të qartë për vazhdimin e dialogut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar angazhimin e tyre në këtë proces, përmes të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, ambasadorit Richard Grenell.

Megjithatë, që nga shpallja e pandemisë, aktualisht askush nuk pret që një rifillim apo vazhdim të dialogut në këtë situatë. /rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori