LAJMI I FUNDIT:

Mullixhinjtë dhe prodhuesit sot në takim me MBPEU

Mullixhinjtë dhe prodhuesit sot në takim me MBPEU

Prodhuesit e grurit dhe mullistët sot duhet të mbajnë takim të përbashkët me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç paralajmëroi ministri Mihail Cvetkov, do të bisedohet për çështjet aktuale rreth blerjes.


Në fokus do të jetë çmimi i rekoltës së sivjetshme, për të cilën mullistët ofrojnë më së shumti tetë denarë, ndërsa bujqit kërkojnë 11 denarë.

Sipas ministrit Cvetkov, çmimin e definon tregu, por shteti do tu informojë prodhuesve me dy masa intervente: 80 % mbështetje për ruajtjen e grurit në Prilep dhe Veles, si dhe subvencione shtesë nga dy denarë për kilogram ose 6 mijë denarë për hektar. /Telegrafi/