Mulaku: Nuk kam kompetenca te Llamkos Kosova

Sekretari i kampionëve të Kosovës për edicionin e kaluar, Avdullah Kelmendi, mori një ditë më parë lumë akuzash për keqpërdorime të mjeteve financiare, sidomos tek grupmoshat e reja, duke u marrë para prindërve të tyre për gjëra të cilat janë kryer falas si kontrollimi teknik.
Ai u akuzua edhe për marrjen e nga 15 euro fëmijëve për fanella të cilat kushtonin nga gjashtë euro. Kelmendi u akuzua edhe për gjëra tjerë të ekipit të seniorëve, derisa kishte fryrë shuma të mëdha, të llogaritura si shpenzime. Madje, Bekim Pantina, që tani po e luan rolin e menaxhuesit në klub, tha se kryetari i Komunës, Bajram Mulaku do ta padisë Kelmendin për keqpërdorime.
Për të gjitha këto, kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Mulaku, në një intervistën për Arenën, sqaron gjithë situatën e krijuar, por që sipas tij, ai nuk ka kompetenca të ndërhyjë në klub dhe të padisë ndokënd. Klubi është privatizuar prej dy vitesh nga Fabrika e Llamkosit, transmeton Tribuna. /Telegrafi/



















































