LAJMI I FUNDIT:

Muja: PDK të dalë menjëherë nga koalicioni me LDK-në (Video)

Muja: PDK të dalë menjëherë nga koalicioni me LDK-në (Video)

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, është i gatshëm ta votojë rrëzimin e Qeverisë, nëse kjo kërkohet përmes një votëbesimi në Kuvend.

Ai këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ku tha se nuk është i vetmi deputet i PDK-së që nuk e do këtë qeverisje, duke thënë se të këtij mendimi janë mbi 10 për qind e deputetëve të këtij subjekti. Madje, Muja shprehet se sa më parë subjekti i tij duhet ta braktisë koalicionin me LDK-në.


“Mendoj që janë pjekur kushtet që vet tani PDK-ja të flasë e të divrcohet nga koalicioni menjëherë”, ka thënë ai

Muja foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës po mundohet të blej kohë derisa Komisionin qeveritar për këtë çështje e quajti mashtrues. Deputeti gjithashtu tregoi edhe për propozimin e tij për një komision të ri për përcaktimin e vijës kufitare me fqinjët malazez.

Në këtë intervistë ai komentoi edhe lidhur me vazhdimin e problemave që sjell pala serbe, sidomos me arrestimet që po i bën, duke thënë se institucionet tona duhet të marrin vendime të baraspeshuara, duke ngritur aktakuza edhe për liderët serbë që, sipas tij, janë të përlyer në mijëra vrasje. /RTV D/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori