LAJMI I FUNDIT:

Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur sot një konferencë për media. Deputeti Armend Muja, ka shpalosur disa kontrata, që sipas tij, janë nënshkruar nga ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi me disa operatorë në Serbi.

Muja në konferencë deklaroi se nga viti 2020 ka pasur rënie të kontratave të negociuara, ndërsa tha se Thaçi kishte bërë kontrata me operatorët e Serbisë, për eksportimin e energjisë elektrike në Serbi, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, ai tha se po ndodhë një betejë për tepricat e KEK-ut.


“Në vitet e fundit, nuk importohet energji nga Serbia. Ka qenë rezistencë e mafisë energjetike të Serbisë me rikhty tregun e Kosovës, të cilën e ka humbur. Ne eksportojmë po ashtu energji, ka pasur eksportim në Serbi, Danimarkë dhe Shqipëri. Beteja për tepricat e KEK-ut, 2013-2018 kemi pasur dominim të Serbisë. Nga viti 2020 Serbia, nuk është destinacion për tepricat e KEK-ut. Gjithë kjo energji është bërë përmes kontratave direkte. Të cilat kontrata janë nënshkruar nga Njazi Thaçi”, deklaroi ai.

Në konferencë, Muja foli edhe për disa kontrata tjera të dëmshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori