LAJMI I FUNDIT:

Muja: Në kohë krizash Kosova ka pasur gjithmonë rritje të çmimeve

Muja: Në kohë krizash Kosova ka pasur gjithmonë rritje të çmimeve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha para deputetëve se në kohë krizash Kosova ka pasur gjithnjë rritje të çmimeve.

Ai tha se rritja e çmimeve vjen si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës dhe vajrave, e që pastaj efekti është zinxhiror.


“Disa konstatime janë të pavërteta, po ua lexoj cilat janë këto: E para qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë sa më parë masa të përhershme dhe konsistente për të rritur kërkesën agregate të qytetarëve. Nuk ka kërkesë agregate të qytetarëve, ka vetëm kërkesë agregate. E dyta është se Qeveria e Kosovës të ridestinoj mjete shtesë buxhetore për financimin e bujqve dhe fermerët, edhe në fund është projektligji për pagat. Si do që të jetë në lidhje me çmimet, është e vërteta është se gjatë dhjetorit dhe nëntorit ka pasur rritje të çmimeve, inflacioni 4 deri në 6 për qind, mirëpo mesatarisht gjatë vitit rritja e çmimeve ka qenë rreth 3.2 për qind”, tha ai.

Sipas tij, edhe në vitin 2019 ka pasur rritje çmimeve prej 2.7 për qind dhe në kohë krizash Kosova ka pasur gjithmonë rritje të çmimeve. /Telegrafi/