LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Kurti nuk ka interesim për zgjedhjen e Osmanit presidente

Muhaxheri: Kurti nuk ka interesim për zgjedhjen e Osmanit presidente

Koordinatori i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti nuk ka interesim për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente të shtetit.

Muhaxheri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se Kurti këtë kohë është vetëm duke e shfrytëzuar Osmanin.


“Albin Kurti nuk e ka as interesimin më të vogël për ta bërë presidente Vjosa Osmanin dhe kjo duket qartë edhe nga takimet me subjekte politike që nuk e ka kërkuar votën për Vjosën. Albinit i duhet Vjosa në lojë jo jashtë loje sepse ende ka mundësi për ta shfrytëzuar, prandaj nuk ka interesim për ta bërë presidente sado që Vjosa i ka mpreh dhëmbët për atë pozitë”, ka thënë ai.

Muhaxheri deri në 2016 ka qenë Sekretar organizativ i Vetëvendosjes në Pejë, pastaj i ishte bashkuar PDK-së. /Telegrafi/