LAJMI I FUNDIT:

Muharremaj: Kanë filluar telefonatat kundër mbylljes së lojërave të fatit, vetëm në Suharekë janë 120 pika (Video)

Muharremaj: Kanë filluar telefonatat kundër mbylljes së lojërave të fatit, vetëm në Suharekë janë 120 pika (Video)
Bali Muharremaj

Komuna e Suharekës tashmë ka filluar me një peticion për të arritur 10 mijë nënshkrime, e që përmes tyre t’i drejtohen Kuvendit për të mbyllur lojërat e fatit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë presioni ka filluar në drejtim të tij.


“Presioni ka filluar, kanë filluar të më vijnë telefonatat. Unë vendimin e kam marrë dhe nuk ka kthim mbrapa. Qëllimi është të bëhen 10 mijë nënshkrime dhe të dërgohen në Parlamentin e Kosovës dhe ne punën si Komunë dhe unë si kryetar i Komunës do ta kryejmë”.

Muharremaj ka thënë se është shumë i kënaqur se pas këtij vendimi ka marrë mbështetjen e të gjitha subjekteve politike madje hapin e tij po e ndjekin edhe komunat tjera.

“Mora përkrahje nga Kryetari i Lipjanit i cili tha se do të mbështesë iniciativën time dhe ata do të vazhdojnë me peticione nga dita e hënë. Po ashtu edhe nga Kryetari i  Vushtrrisë mora mbështetje, mos të flasë më për komunat që qeverisen nga AAK”.

I pari i Suharekës ka thënë se pas vendimit të Shqipërisë për të mbyllur lojërat e fatit, një pjesë e tyre kanë vërshuar në mënyrë ilegale në Kosovë e sidomos në rajonin e Prizrenit.

“Në Suharekë, në bazë të dhënave që kam marrë nga zyrtarët e Komunës së Suharekës operojnë ligjërisht rreth 120 qendra të lojërave të fatit”, tha ndër të tjera Bali Muharremaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori