LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Mjeku: “Lufta ime nga larg dhe afër!”

Muhamet Mjeku: “Lufta ime nga larg dhe afër!”

Publicisti i njohur Muhamet Mjeku, e ka parë luftën, ose vdekjen me sy. Ai, gjatë gjithë kohës së luftës ka qëndruar në Kosovë dhe ka mbajtur ditar lufte, i cili mund të themi se, ndonëse kanë kaluar kaq vjet, ‘traumat’ e saj, paraqiten në mënyrë rrëqethëse dhe tepër të ‘prekshme’

Mjeku duke qenë ithtar i thënies ‘Sa më larg ngjarjes, aq më larg së vërtetës’, ka shkruar një libër-ditar, të saktë, duke shpalosur dramën vetanake, familjare, por edhe atë gjithëkombëtare!


Libri pasqyron golgotën e shqiptarëve të Kosovës që po kryhej nga regjimi gjakatar serb, por edhe rezistencën me të gjitha format, pra edhe me luftën e UÇK-së e aleatëve tanë, veçanërisht SHBA-të, për t’u shkëputur njëherë e mirë nga Serbia okupatore!

Libri- ditar i Muhamet Mjekut, është unik, i shkruar rrjedhshëm e me fakte, prandaj si i tillë, ai, sipas recensentit Ibrahim Berisha, është një referencë e vlefshme, për të treguar dramën e shqiptarëve të Kosovës, në prag të shekullit XXI.

Një kapitull i librit i kushtohet edhe faktit se si është pasqyruar në shtypin amerikan masakra ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, gjatë periudhës 1998/1999!

“Lufta ime nga larg dhe afër!” përmban edhe shumë fotografi të rralla dhe shkrime në gazetat më prestigjioze amerikane, ‘The New York Times’,Time’ etj.

Me këtë libër-ditar, M. Mjeku zbaton thënien e njohur latine ‘Verba volant, Scripta manent’ (Fjalët i merr era, ajo që shkruhet mbetet)!

Muhamet Mjeku është autor i 12 librave, kryesisht publicistik, por edhe Monografi, si ajo për Shaban Polluzhën, për Binak Alinë e libra të tjerë seriozë dhe të dobishëm për historiografinë tonë të largët dhe njëkohësisht të afërt!

Sh. Foniqi

/Telegrafi/