LAJMI I FUNDIT:

Hajrullahu: Certifikimi ose jo i kandidaturës së Kurtit sfidë për institucionet

Hajrullahu: Certifikimi ose jo i kandidaturës së Kurtit sfidë për institucionet

Gazetari Muhamet Hajrullahu komentoi për Euronews Albania situatën parazgjedhore në Kosovë ku tashmë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e verifikimit të kandidaturave për deputetë.

Duke analizuar listat e kandidatëve të dorëzuar së fundmi në KQZ, Hajrullahu tha se në përgjithësi ka dy tema që mbajnë pezull vëmendjen e opinionit publik, kandidimi i personave të inkriminuar në një anë dhe nga ana tjetër rasti i Albin Kurtit nëse ka apo jo ai të drejtë të jetë kandidat për deputet dhe kryeministër. Kjo e fundit sipas tij është çështja kryesore.


Çështja e Kurtit ka hapur mjaft debat në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se “askush i dënuar me vendim të formës së prerë, për më shumë se një vit burg, nuk mund të kandidojë për deputuet”. Sqarimi u bë në vendimin që rrëzoi qeverinë e Avdullah Hotit.

Hajrullahu theksoi se nuk ishte jurist, mirëpo shtoi se ka dëgjuar opinionet e shumë ekspertëve të cilët thonë se Kurtit i lejohet e plot të tjerëve që nuk i lejohet të kandidojë. Për këtë situatë të paqartë Hajrullahu tha se verifikimi i pozitës së Kurtit është një sfidë më vete për institucionet e zgjedhjeve dhe ato të drejtësisë, pasi bëhet fjalë për një të kandiduar për kryeministër e jo thjesht për deputet.

Për sa i përket verifikimeve të votuesve nga diaspora, ku KQZ ka vendosur t’i kontaktojë me telefonata votuesit, Hajrullahu tha se mund të ishte shfrytëzuar më mirë ana digjitale. Ai tha se problemet në lidhje me verifikimin do të harrohen, pasi tema më e madhe në diskutim në Kosovë janë certifikimi i kandidaturave për deputetë dhe kryeministrit Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori