LAJMI I FUNDIT:

Mugabe në 10 data

Mugabe në 10 data

Datat e veçanta të Robert Mugabes, i cili dha sot dorëheqjen nga presidenca e Zimbabvesë pas 37 viteve në pushtet:

– 21 shkurt 1924: Lindi në Kutama (në perëndim të Salisbury, tashmë Harare) në një familje nga fshati.


– 1960: Pas disa viteve jashtë vendit, ai kthehet në Rhodesie dhe angazhohet në Partinë Kombëtare Demokratike (NPD). Pas ndalimit të tij, ai u bashkua me Unionin e Popullit Afrikan të Zimbabvesë (ZAPU) të Joshua Nkomo, para se të themelonte me disidentët ZANU-në (Unioni Kombëtar Afrikan i Zimbabves).

– 1964-74: Mugabe vendoset në paraburgim. Pasi lirohet, ai merr drejtimin e ZANU-së dhe udhëhoqi me ZAPU-në e Joshua Nkomos luftën e armatosur kundër regjimit të bardhë të Ian Smith. Lufta e viteve 1972-1979 shkaktoi 27000 të vdekur.

– 18 prill 1980: Pavarësia e Rhodesies, riemruar Zimbabve. Mugabe bëhet kryeministër dhe partneri i tij i luftës, Joshua Nkomo, ministër i Brendshëm.

– 17 shkurt 1982: Shkarkimi i Nkomos, akuzuar për komplot. Një disidencë e armatosur në Matabeleland, bastioni i tij, shkakton një represion të përgjakshëm (20000 të vdekur).

– 30 dhjetor 1987: Mugabe bëhet president pas një rishikimi të Kushtetutës.

– shkurt 2000: Refuzimi i një projekt Kushtetute që do të riforconte pushtetet e tij. Ai lejon veteranët e luftës për pavarësi të shpronësojnë më shumë se 4000 fermerë të bardhë.

– mars 2008: Opozitari Morgan Tsvangirai kryeson në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por heq dorë pas dhunës kundër mbështetësve të tij. Mugabe rizgjidhet në qershor si dhe në vitin 2013.

– dhjetor 2014: Rizgjedhur në krye të partisë në pushtet, ai i jep autoritet Grace, bashkëshortes së tij, në presidencën e Ligës femërore dhe kryen një spastrim të madh.

– nëntor 2017: Më 6 nëntor, Robert Mugabe shkarkon zëvendëspresidentin, Emmerson Mnangagwa, i paraqitur si mbështetësi i tij më i madh, duke shkaktuar një krizë politike të madhe.

Më 15 nëntor, ushtria merr kontrollin e Harares dhe e vendos presidentin në arrest shtëpie. I përjashtuar nga partia e tij dhe kërcënuar me rrëzim nga pushteti, ai jep dorëheqjen më 21 nëntor.

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori