Mucunski: Qytetit të Shkupit dhe “Lajka”-s u japim para, ndërsa ata pa strategji për përballje me qentë endacak
Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja publike “Lajka” nuk kanë strategji për t’u përballur me qentë endacak, thotë kryetari i Komunës së Aerodromit Timço Mucunski, pasi dje një tufë qensh sulmuan një njeri dhe kafshën e tij shtëpiake/
Ai shton se dhjetëra qen rruge e kanë sulmuar dhe shyqer qenin të cilin pronari i tij e qëtiste me zinxhir.
“Ne, si vetëqeverisje lokale, në periudhën e kaluar ndajmë mjete të konsiderueshme nga buxheti personalë të cilat transferohen në buxhetin e Qytetit të Shkupit, me qëllim që në mënyrë efikase të ballafaqohet me këtë problem. Disa herë, nga ana ime është kërkuar që administrata e qytetit të ndërmerr masa për zgjidhje të këtij problemi. Për fat të keq, komentet e përditshme, fotografitë dhe xhirimet nga terreni tregojnë se ata nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për këtë problem i cili është tërësisht në kompetencë të tyre”, thotë Mucunski.
Mucunski potencon se Komuna e Aerodromit do ta rishqyrtojë vendimin me të cilin ndahen mjete për këtë qëllim, nëse udhëheqësia aktuale e Qytetit të Shkupit në periudhën e ardhshme nuk arrin të gjejë zgjidhje.
“Sinqerisht më vjen keq për të gjithë shqetësimet me të cilat po ballafaqohen qytetarët dhe pikërisht për këtë arsye edhe njëherë kërkoj që Qyteti i SHkupit urgjentisht të ndërmerr masa për zgjidhje adekuate të këtij problemi, i cili për fat të keq çdo ditë eskalon”, thotë Mucunski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251