LAJMI I FUNDIT:

Muçiqi: Bashkimi i Mitrovicës bëhet vetëm me ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ (Video)

Muçiqi: Bashkimi i Mitrovicës bëhet vetëm me ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ (Video)

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri dorëzoi sot peticionin e qytetarëve të Mitrovicës, të cilët kërkojnë bashkimin e Mitrovicës në një komunë të vetme. Bahtiri i bëri thirrje Kryeministrit të vendit ta marr seriozisht kërkesën e tij kurse tha se nuk ndodhë kjo, ai të ndërmarr edhe hapa të tjerë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ia ka dorëzuar Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin qytetit të Mitrovicës.

Pas dorëzimit të peticionit, i cili u bë më dyer të mbyllura, Bahtiri tha se kërkon prej Kryeministrit që ta marr seriozisht peticionin.

“I bëj ftesë Kryeministrit që të merr me seriozitet këtë iniciativë, se këtu nuk kemi pa seriozitet, por ne e kemi me seriozitetin më të madh dhe mos të më detyrojnë me shkua më tutje, por të shkojë në mënyrë institucionale dhe ligjore e kjo punë të kryhet një herë e përgjithmonë”.

E për hapat e radhës ai tha se do të pyeten qytetarët e Mitrovicës.

“Çdo herë marr vendim me qytetarë dhe qytetarët do t’i pyesë çka ma tutje. Por njëherë jemi në institucionet më të larta të shtetit dhe të shohim çka po më japin përgjigje”, ka thënë Bahtiri.

Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale thotë se bashkimi i Mitrovicës mund të ndodh vetëm me ndryshimin e ligjit për kufijtë administrative.

“Nisma konkrete lidhet me bashkimin e dy komunave, dhe si të tilla komunat mund të bashkohen vetëm me ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativ. Si i tillë ligji për t’u ndryshuar duhet të ketë shumicën e dyfishtë, pra shumica e deputetëve prezentë (2/3) dhe shumicën e deputetëve të minoriteteve(2/3)”, deklaroi Besnik Muçiqi.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, nga ana tjetër përmes një shkrese ka konsideruar se propozimi me peticionin e bashkëngjitur nuk i plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori