LAJMI I FUNDIT:

Muaji i Ramazanit – një “koleksion” urimesh për muajin e agjërimit, në gjuhë të ndryshme të botës

Muaji i Ramazanit – një “koleksion” urimesh për muajin e agjërimit, në gjuhë të ndryshme të botës

Pas shikimit të gjysmëhënës nga komiteti i shikimit të hënës, Arabia Saudite kishte njoftuar se dita e parë e agjërimit do të jetë e hëna, më 11 mars.

Ndryshe, ky njoftim vjen për rreth 1.9 miliard myslimanë në mbarë botën, afërsisht 25 për qind e popullsisë së botës, përcjell Telegrafi.


Indonezia ka popullsinë më të madhe myslimane në botë, me rreth 240 milionë myslimanë që jetojnë në vend. Pakistani është i dyti me rreth 225 milionë myslimanë, i ndjekur nga India (211 milionë), Bangladeshi (155 milionë) dhe Nigeria (111 milionë).

Ramazani 2024: Orët e agjërimit në mbarë botën
Lexo po ashtu Ramazani 2024: Orët e agjërimit në mbarë botën

Gjatë muajit, myslimanët që agjërojnë zgjohen para lindjes së diellit për të ngrënë një vakt para agjërimit ose syfyr dhe e ndërpresin agjërimin në perëndim të diellit me iftar.

Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur vargjet e para të Kuranit iu shpallën Profetit Muhamed më shumë se 1400 vjet më parë.

Muaji fillon me shikimin e hënës së re dhe zakonisht pasohet nga një nxitim i përshëndetjeve për të mirëpritur muajin e ri.

Por kombe të ndryshme me shumicë myslimane kanë përshëndetje të veçanta në gjuhët e tyre amtare.

Pse duhet të agjëroni gjatë muajit të Ramazanit, dobitë shëndetësore që sjell tek organizmi i juaj
Lexo po ashtu Pse duhet të agjëroni gjatë muajit të Ramazanit, dobitë shëndetësore që sjell tek organizmi i juaj

Ndër thëniet më të zakonshme janë “Ramadan Mubarak” dhe “Ramadan Karim”. Këto janë thënie arabe që përkthehen në “Ramazan të bekuar” dhe “Ramazan bujar”.

Dhe përshëndetjet nuk kufizohen vetëm në gjuhën e folur. Ato shtrihen edhe në gjuhën e shenjave dhe alfabetin Braille.

Disa vende kanë versionin e tyre të gjuhës së shenjave, por vendosja e njërës dorë horizontalisht përgjatë gojës është e zakonshme në mesin e shumicës për të përfaqësuar agjërimin.

Më poshtë është një koleksion i urimeve për Ramazanin – në gjuhë të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori