LAJMI I FUNDIT:

Muaji mars me aktivitete falas në teknologji për vajzat

Muaji mars me aktivitete falas në teknologji për vajzat

E ardhmja është e ndritshme, nëse në ndërhyjmë në momentin e duhur.

Duke i mësuar vajzat tona të kodojnë, ne nuk po i përgatisim ato veç të hyjnë në tregun e punës, por po i përgatisim që ta udhëheqin atë.


Studimet tregojnë që koha është thelbësorja. Në mbarë botën rekomandohet vazhdimisht përfshirja e vajzave në fushën e teknologjisë, duke i motivuar të jenë pjesë e programeve që kultivojnë drejtimin STEM.

jCoders vazhdimisht ndërmerr hapa për njoftimin e vajzave me botën e shkencës dhe teknologjisë, përmes ngjarjeve që frymojnë nxitje dhe motiv.

Marrë parasysh se përfshirja e vajzave në teknologji, sidomos në vendin tonë, është në numra të vegjël, jCoders ka filluar kampanjën për fuqizimin dhe vetëdijësimin e vajzave në këtë fushë.

Gjatë muajit mars, do të mbahen aktivitete të shumta në fokus moshat prej 7-14 si dhe +15.

Në dy javët e para të muajit, do të zhvillohen aktivitetet e ngjarjes “Hour of Code”, ku fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi të bashkohen në hapësirat e 5 qendrave të jCoders për t’u njoftuar me vegla të ndryshme që përdoren për krijim dhe zhvillim në fushën e teknologjisë.

Si vazhdimësi e kampanjës, jCoders do të mbajë aktivitete me temën “Young Mentors”, të cilat zhvillohen në pjesën e dytë të muajit. Young Mentors ka për qëllim të vendos nxënësit në rolin e mentorit, duke i ofruar përgjegjësi të reja dhe duke i sfiduar në ofrimin e trajnimit.

Young Mentors gjithashtu mbahet në hapësirat e jCoders, duke mbledhur kështu vajza të inspiruara për të mësuar më shumë.

Ngjarja Hour of Code dhe Young Mentors pritet të mbledhin më shumë se 200 pjesëmarrëse, të gjitha vajza, të cilat do jenë pjesë e trajnimeve pa pagesë.

Shekulli 21 është vërtetuar të jetë shekulli i vajzave, e të gjithë ne duhet të ndjekim hapat e sigurtë që teknologjia ofron për ne. Kjo ofron pavarësi në karrierë, duke përjetuar eksperienca dhe sfida që zhvillojnë secilin individ.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve, vizito webfaqen e jCoders: https://j-coders.com/cka-ka-tre/

Ose përmes mediave sociale: Facebook dhe Instagram