LAJMI I FUNDIT:

MSH me masa të reja stimuluese për mjekët e rinj

MSH me masa të reja stimuluese për mjekët e rinj

Ministria i shëndetësisë, Arben Taravari, sot gjatë vizitëz së tij në Spitalin klinik në Shtip, tha se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur pako masa të reja për të mbajtur mjekët e rinj në vend, që të mos vendosin për largim nga vendi për të punuar në klinikat në Gjermani dhe Zvicër.

Ai theksoi se nga Maqedonia në katër vitet e kaluara janë larguar 1.000 mjekë të rinj, ndër të cilët, tha ai janë edhe studentët më të mirë të fakulteteve të mjekësisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mbi 200 mjekë në vit largohen nga vendi, e ky numër për popullsi prej 2 milionë banorësh është numër shumë i madh. Prandaj, planifikojmë pako masa të cilat nuk do të mund t’i vendosim në zbatim menjëherë pasi që për këtë është i nevojshëm ndryshimi i Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Poashtu, planifikojmë punësim të numrit të madh të mjekëve dhe së shpejti do të ketë mbi 400 specializantë me qëllim të motivimit të tyre për të qëndruar në vend. Specializantët do të paguhen nga vetë Klinikat pasi që gjatë periudhës së specializimit ata shfrytëzohen si kuadër pune, pra edhe mësojnë edhe punojnë aty”, tha Taravari.

Në pyetjen se kur mjekët dhe personali mjekësor do të marrin paga më të larta, Taravari tha se nuk e kanë harruar këtë premtim të tyre dhe do të punohet për ngritjen e pagave dhe se ata nuk do të veprojnë si qeveritë e mëparshme të cilët ngritje të pagave kanë bërë vetëm te mjekët dhe jo te personeli i mbetur mjekësor, por këto dhe befasi të tjera pozitive do të ndodhin vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori