LAJMI I FUNDIT:

MSH-Maqedoni: 881 pacientë po mjekohen në repartet infektive, ka shtretër të lirë

MSH-Maqedoni: 881 pacientë po mjekohen në repartet infektive, ka shtretër të lirë

Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit në spitalet e vendit po mjekohen 881 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me virus korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë të hospitalizuar 81 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë të hospitalizuar 65 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles po mjekohen 65 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 111 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me KOVID-19. Në qendrën e kovidit në Ohër ka të hospitalizuar 105 pacientë, në Prilep 126, në qendrën e kovidit në Gostivar 61, ndërsa në Strugë 39 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 71 pacientë, në Koçan 24, në Kërçovë 20, Kavadar 46, në Gjevgjeli 17, ndërsa në Dibër nëntë pozitivë dhe të dyshuar në virus korona.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me virus korona të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 1.326 dhe ka rreth 160 shtretër të lirë në qendrat e kovidit.

Gjatë ditës lëshohen pacientë të shëruar me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë në dispozicion vende të cilat janë të furnizuara me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, kapacitetet e reparteve të kovidit do të zgjerohen ende, qëndron në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori