MRG: Pakicat në Kosovë nën diskrimimin të vazhdueshëm

Në një raport të nxjerrë të mërkurën, Grupi Ndërkombëtar për të Drejtat e Pakicave (MRG) tha se në Kosovë vitet e fundit janë theksuar më tej ndarjet etnike në zonën shqiptare dhe serbe dhe se grupet e tjera etnike janë lënë në harresë.
Raporti shpreh shqetësim për fatin e pakicave të tjera përfshirë boshnjakët, kroatët, turqit, goranët dhe romët. Në të thuhet se ekziston rreziku i një zhvendosjeje të pandërprerë të komuniteteve pakicë që jetojnë prej shekujsh në Kosovë.
Organizata u bën thirrje autoriteteve në Kosovë të garantojnë pjesëmarrjen aktive të të gjitha pakicave, në të gjitha aspektet e jetës publike. Po ashtu kjo organizatë i bën thirrje Bashkimit Evropian t'u kushtojë më shumë vëmendje komuniteteve pakicë në Kosovë. /VoA/
Nga
Telegrafi
27/05/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































