Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), me mbështetje të Agjencisës gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka bërë certifikimin e 164 punëkërkuesve të rinj të cilët kanë ndjekur Trajnimin për programet e ndërmarrësisë dhe vetëpunësimit, shkruan Telegrafi.
Në ceremoninë e certifikimit të tri Programeve të Vetëpunësimit të financuara nga kjo ministri dhe GIZ, ministri i MPMS, Skender Reçica, tha se sot po kurorëzohet një angazhim i përbashkët drejt hapjes së perspektivës për të rinjtë në Kosovë.
“Në periudhën gati një vjeçare, përmes programeve të ndërmarrësisë kanë përfituar mbi 160 punëkërkues, do të krijohen 50 ndërmarrje të reja dhe do të hapen mbi 100 vende të reja të punës. Kjo ka ndikim të madh në mirëqenien e mbi 300 familjeve në Kosovë”, tha ministri Reçica.
Ministri falënderoi Qeverinë Gjermane, në veçanti GIZ për bashkëpunimin në zbatimin e këtyre projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e mundësive për të rinjtë dhe në zbutjen e papunësisë në Kosovë, gjë që përbën edhe një nga objektivat kryesore të MPMS-së.
Drejtori i GIZ për Kosovë, James Macbeth tha se angazhimi i përbashkët i tyre me MPMS-në është një mbështetje e madhe për të rinjtë si dhe mundësi për gjenerimin e vendeve të reja të punës.
Kurse, sekretarja e parë e Ambasadës gjermane në Kosovë, Anja Becky falënderoi ministrin Reçica për bashkëpunimin sa i përket mbështetjes së të rinjve, veçanërisht në fushën e ndërmarrësish, që sipas saj shënon një nga aktivitetet kryesore të qeverisë gjermane.
Gjatë ceremonisë, ministri Reçica bëri shpërndarjen e granteve për përfituesit e tri programeve kryesore, Akademisë së Ndërmarrësisë së Gjelbër, Akademisë së Ndërmarrësisë në Kosovë, dhe për ndërmarrësit e rinj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend