LAJMI I FUNDIT:

Reagon MPJD: Lajmet që vijnë nga Serbia për çnjohje të Kosovës janë të rreme, mos bini pre e tyre

Reagon MPJD: Lajmet që vijnë nga Serbia për çnjohje të Kosovës janë të rreme, mos bini pre e tyre

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës po kërkon nga opinioni publik që të mos bien pre e lajmeve të rreme, në lidhje me pretendimet se disa shtete janë të gatshme të tërheqin njohjen për Pavarësinë e Kosovës.

Përmes një komunikatë për medie, MPJD ka reaguar duke thënë se përmes këtyre lajmeve të rreme është rikthyer propaganda e Beogradit “me qëllim të krijimit të konfuzionit në opinionin publik, në kohën kur vendi ynë po kalon në periudhë tranzicioni të konsolidimit institucional pas zgjedhjeve të mbajtura muajin e kaluar”.

Ndryshe, në komunikatë tutje thuhet se “MPJD ka komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet njohëse, përmes kanaleve të saj diplomatike, diplomatëve të saj dhe përmes shteteve aleate, dhe dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se asnjë prej vendeve që janë përfolur nga mediet serbe, as që e kanë diskutuar mundësinë për ndryshim të pozicionit në raport me Republikën e Kosovës”.


Reagimi i plotë:

DEKLARATË E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME DHE DIASPORËS

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kërkon nga opinionin publik, por edhe nga media, që të mos bien pre e lajmeve të rreme që vijnë nga Serbia, në lidhje me pretendimet për gjoja gatishmërinë e disa shteteve për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

MPJD ju bën të ditur se rikthimi i debatit dhe proagandës së Beogradit, përmes lajmeve të rrejshme, duke shfrytëzuar konceptin e ashtuquajtur “çnjohje”, është ringjallur me qëllim të krijimit të konfuzionit në opinionin publik, në kohën kur vendi ynë po kalon në periudhë tranzicioni të konsolidimit institucional pas zgjedhjeve të mbajtura muajin e kaluar.

Megjithëkëtë, në lidhje me pretendimet se disa shtete mund të marrin vendim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, MPJD ju bën të ditur se ato janë spekulime dhe pjesë e fushatës së Serbisë për të dëmtuar subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.  

MPJD ka komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet njohëse, përmes kanaleve të saj diplomatike, diplomatëve të saj dhe përmes shteteve aleate, dhe dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se asnjë prej vendeve që janë përfolur nga mediet serbe, as që e kanë diskutuar mundësinë për ndryshim të pozicionit në raport me Republikën e Kosovës.

Prishtinë, 11 mars 2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori