LAJMI I FUNDIT:

MPJD dënon ndërtimin e kishës serbe në Batajnicë, ku u gjetën në varrezë masive trupat e mbi 700 shqiptarëve

MPJD dënon ndërtimin e kishës serbe në Batajnicë, ku u gjetën në varrezë masive trupat e mbi 700 shqiptarëve

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) e dënon aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë, pranë lokacionit ku u gjetën në varrezë masive trupat e mbi 700 shqiptarëve të vrarë në vitin 1999 nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një njoftimi, MPJD thotë se ky veprim konsiderohet një akt përçmimi të kishës dhe autoriteteve serbe ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocide të Serbisë”.

“Në vend të ndërtimit të një pllake përkujtimore ndaj viktimave të pafajshme të varrosura në këtë vend ku ishin përpjekur ta fshehnin krimin shtetëror, Serbia vazhdon të provokojë me akte të tilla, si dhe refuzon të tregojë për fatin edhe të mbi 1600 shqiptarëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës”, thotë MPJD.

MPJD-ja thekson se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të jetë më e lehtë për të kur ajo të bëhet edhe si reflektim e pendim i Serbisë për krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës”, përfundon reagimi.

Më 2017, Fondi për të Drejtën Humanitare pati publikuar një dosje të titulluar “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë – OPERACIONI I FSHEHJES SË TRUPAVE”, në të cilën është thënë se prej vitit 2001, në varrezat masive që janë zbuluar në Serbi, janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve, shumica civilë që janë vrarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

“744 trupa të shqiptarëve të Kosovës janë gjetur në Batajnicë, në periferi të Beogradit, së paku 61 në Petrovo Selo, dhe 84 në Liqenin e Peruqac. Së paku 52 trupa janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë”, është thënë në dosje.

Aty ishte thënë edhe se trupat e gjetura nëpër varrezat masive nëpër Serbi nuk kanë qenë vetëm të burrave, por edhe të grave dhe fëmijëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori