LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Qytetarët e Maqedonisë të largohen nga Libani

MPJ: Qytetarët e Maqedonisë të largohen nga Libani

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i evitojnë udhëtimet jo thelbësore në Liban për shkak të situatës komplekse të sigurisë në rajon, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Ju informojmë se fluturimet komerciale për dhe nga Libani janë ende aktive dhe si rrjedhojë, ju rekomandojmë të gjithë qytetarëve që ndodhen aktualisht në territorin e vendit, nëse nuk kanë arsye thelbësore për qëndrimin e tyre, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të largohen nga vendi.


Ju kujtojmë se Maqedonia e Veriut nuk ka përfaqësi diplomatiko-konsullore në Republikën e Libanit dhe rrjedhimisht prani dukshëm e reduktuar në vend, gjë që ndërlikon mundësitë për ndihmë gjatë evakuimit të mundshëm, nëse ka përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë”, thonë nga MPJ.

Nga MPJ u bëjnë thirrje qytetarëve që ndodhen në territorin e Republikës së Libanit që menjëherë të lajmërojnë praninë, vendndodhjen dhe synimet e tyre në linjën telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kajro +201033615542 dhe në numrin e linjës telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv. +972 54 926 7378.

Numrat e telefonit SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë të disponueshëm në +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori