Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se asnjë kosovarë nuk ka qenë viktimë e sulmeve që ndodhën në dy xhami sot në Zelandën e Re.
“MPJ në mbështetje të informacioneve të pranuara deri më tash nëpërmjet kanaleve diplomatike konfirmon se nuk ka shtetas kosovarë, që janë prekur nga sulmi terrorist, që ndodhi të premten në dy xhami në Zelandën e Re, dhe i cili la të vdekur dhjetëra persona.
Ministria e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Australi, e cila e mbulon edhe Zelandën e Re është duke i përcjellur nga afër zhvillimet e sotme dhe në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare të Zelandës së Re dhe tashmë ka vënë në shërbim edhe numrat emergjent për të gjithë shtetasit kosovarë, që mund të kenë nevojë për asistencë konsullore”, thuhet në njoftimin për media.
MPJ ka publikuar edhe numrat emergjent, ku shtetasit kosovar mund të thërrasin.
Numrat emergjentë janë si në vijim: +61 (02) 261130366 , +61403517113. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK kundër shpërndarjes së Kuvendit, Tahiri: Diaspora nuk e mbështetë më Kurtin, qeveria s’po punon për lehtësimin e votimit të tyre
Autobusë të rinj nga janari dhe më shumë linja, Komuna e Prishtinës nis reformimin e sistemit të transportit publik
Paga mesatare neto në muajin mars ka qenë 40.496 denarë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251