LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Rusisë demanton informatat e ‘Bloomberg’

MPJ e Rusisë demanton informatat e ‘Bloomberg’

‘Akuzimet në drejtim të Moskës për ndërhyrje të Rusisë në punët e brendshme të Maqedonisë, janë të rreme dhe të pa baza’, kumtoi Ministria e punëve të jashtme ruse, duke demantuar informatën e shpallur nga agjencia ‘Blloomberg’.

Konferenca për shtyp e zëdhënëses së MPJ-së ruse, Maria Zakharova vjen pas intervistës së Ministres për mbrojtje të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska për agjencinë ‘Bloomberg’.


Zakharova tha se në këto institucione të informimit shihen tentativa nga armiq të Rusisë dhe Maqedonisë që edhe më tepër t’i komplikojnë marrëdhëniet që në mënyrë tradicionale janë miqësore ndërmjet këtyre dy vendeve./Telegrafi/