LAJMI I FUNDIT:

MPJ dhe komunat gati për bashkëpunim në kuadër të diplomacisë ekonomike

MPJ dhe komunat gati për bashkëpunim në kuadër të diplomacisë ekonomike

Në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka organizuar konferencën me temën “Takimi me komunat për promovimin e tyre përmes diplomacisë”.
“Në takimin, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe komunave të Kosovës, është diskutuar rreth arritjeve të deritashme në marrëdhëniet e jashtme të komunave, përfitimi i tyre nga diplomacia dhe mundësitë e reja të promovimit përmes diplomacisë ekonomike”, thuhet në njoftimin për media.

Drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike në MPJ, Guner Ureya ka bërë një paraqitje të të dhënave sa i përket aspekteve ekonomike të vendit, si dhe ka folur për rolin e MPJ-së në fushën e diplomacisë ekonomike.


“Kosova, me 38 komunat e saj mund të përfitojë më shumë nga angazhimet e autoriteteve lokale sidomos në bashkëpunimin ndërkufitar. Me kapacitetet ekzistuese dhe me vullnetin politik komunat si akterë konstruktivë mund të angazhohen më shumë në promovimin e komunave të tyre, natyrisht duke kontribuar edhe në promovimin e Kosovës”, ka vlerësuar Ureya.

Për këtë arsye, ai ka thënë se duhet inkurajuar binjakëzimet dhe bashkëpunimet përmbajtjesore të komunave të vendit tonë, me komunat e shteteve të tjera, si dhe pjesëmarrjen, por edhe anëtarësimin e komunave në organizatat ndërkombëtare të pushteteve lokale.

Ndërsa drejtori i Departamentit për Çështje Rajonale në MPJ, Fitim Gllareva duke folur për rëndësinë e këtij takimi ka thënë se “MPJ, në vazhdën e koordinimit të aktiviteteve me jashtë, ka organizuar këtë takim për të marrë informata rreth nevojave dhe shqetësimeve të komunave sa i përket bashkëpunimit në fushën e promovimit të mundësive për investime të jashtme”.

Nga ana tjetër, udhëheqësja e Divizionit për avancim të buxheteve nëpër komuna në MAPL, Fetije Begolli ka vlerësuar se komunat kanë nevojë për zhvillim ekonomik, derisa ka folur edhe për aktivitetet e kësaj Ministrie, e cila gjatë vitit 2016 ka mbështetur katër komuna me hartimin e planeve për zhvillim ekonomik lokal.

Kurse drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa, ka njoftuar për aktivitetet e kësaj agjencie, ndërkohë ka theksuar nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërinstitucional./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori