LAJMI I FUNDIT:

Mpiksje gjaku në mushkëritë e pacientit – zbulohet një ndërlikim i ri dhe potencialisht vdekjeprurës nga coronavirusi

Mpiksje gjaku në mushkëritë e pacientit – zbulohet një ndërlikim i ri dhe potencialisht vdekjeprurës nga coronavirusi

Michael Reagan, një amerikan 49-vjeçar që kontraktoi coronavirusin në fund të marsit, më në fund ka filluar të shërohet pas disa javësh trajtimi në shtëpi.  Ai, si shumë të tjerë, kishte ethe, temperaturë të lartë dhe gulçim, por gjithashtu kishte një kollë të përgjakshme.

Reagan, i cili punon për një kompani ndërkombëtare biomjekësore në Nju Jork, u diagnostikua me COVID-19 në fund të marsit dhe ishte shëruar në shtëpi në New York City për javë të tëra. Ai po merrte azitromicinë, një antibiotik të përdorur për trajtimin e infeksioneve, dhe hidroksilkorin, një ilaç antimalarial, shkruan Business Insider.


Reagan tha se po fillonte të ndjehej pak më mirë në fillim të javës së kaluar derisa papritmas filloi të përjetonte edhe një herë ethe, së bashku me dhimbjet në gjoks, transmeton Telegrafi.

Kur hyri në spital, Reagan tha që mjekët i thanë që pneumonia e lidhur me coronavirusin ishte përhapur në të dy mushkëritë. Një pulmonolog më vonë i tha atij se kishte mpiksje të gjakut përgjatë mushkërive.

“Ndihet sikur toksina është në trupin tim”, i tha Reagan për Business Insider.

Mpiksja e gjakut në shërimin e pacientëve me coronavirus është një shqetësim i ri për mjekët. Në të dhënat e hershme të autopsisë nga Northwell Health, rreth 40% e pacientëve me coronavirus që vdiqën pas largimit nga spitali, dukej se kishin përjetuar ngjarje të mëdha të koagulimit, si një sulm masiv në zemër ose mpiksje të mushkërive, raportoi më parë Business Insider.

Në një studim vëzhgues të kohëve të fundit, studiuesit holandezë raportuan se rreth një e treta e 184 pacientëve me coronavirus që ata vëzhguan në njësinë e kujdesit intensiv kishin një ndërlikim të shoqëruar me një mpiksje.

Për të trajtuar mpiksjen e tij të gjakut, Reagan qëndrojë gjatë natës në një spital. Reagan më pas u dërgua në shtëpi dhe përdorte eliquis, një hollues gjaku.

“Nuk e kisha idenë që një mpiksje gjaku mund të dëmtonte aq keq”, tha Reagan.

Për shkak se dhimbja është kaq e fortë, Reagan tha se ai ka probleme të përkulet ose të ngre krahun e majtë.

Reagan ishte me fat në fund, por rasti i tij është vetëm një lajm tjetër se sa pak dihet për COVID-19 dhe efektit të tij në trup. Probleme me frymëmarrje, natyrisht, është një simptomë kryesore e infeksionit me këtë coronavirus.

Por komplikime të tjera, siç janë problemet me zemrën dhe veshkat, gjithnjë e më shumë kanë filluar të tërheqin vëmendjen e mjekëve dhe profesionistëve mjekësorë. Dhe më alarmante mes tyre është shfaqja e mpiksjes së gjakut në tërë trupin e disa pacientëve: në mushkëri, veshka, zemër dhe venat në të gjithë trupin. Sigurisht, këto mpiksje mund të shkaktojnë sulme në zemër dhe goditje në tru. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori