LAJMI I FUNDIT:

MPB nis me lëshimin e patentë-shoferëve me dizajn të ri

MPB nis me lëshimin e patentë-shoferëve me dizajn të ri

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sot do të fillojë lëshimin zyrtar të patentë-shoferëve me dizajn të ri.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Republikës së Kosovës me patentë-shoferët e rinj.


Ceremonia do të mbahet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil. /Telegrafi/