LAJMI I FUNDIT:

MPB Maqedoni me akison policor në lokale, kazino dhe bastore: Tre të arrestuar, gjendet drogë, konstatohen parregullsi

MPB Maqedoni me akison policor në lokale, kazino dhe bastore: Tre të arrestuar, gjendet drogë, konstatohen parregullsi

Mbrëmë në periudhën prej oraës 00:00 deri në orën 04:00 nga sektoret e punëve të brendshme dhe ekipet patrulluese të përbëra nga punonjës policie të Njësisë së Policisë me Uniformë, është kryer aksion kontroll në objektet hotelierike, kazino dhe pika bastesh në të gjithë territorin e vendit.

“Gjatë kontrollit, i cili përfshiu 290 lokale hoteliere, kazino dhe pika bastesh në tridhjetë lokacione në vend, u ndaluan tre persona. Në njërën prej tyre, në zonën e Shkupit, janë gjetur 7 pako me marijuanë, ndaj të cilit do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal. Në zonën e Shkupit janë ndaluar edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre nga neni 80 i Ligjit për armët dhe tjetri për servirje të alkoolit të miturve, nga neni 204 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.


Gjatë kontrollit, siç përcjell KlanM, janë konstatuar dy shkelje të Ligjit për sigurinë private, dy nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe një nga Ligji për letërnjoftim.

Inspektoratet kompetente kanë konstatuar të mitur në dy kazino, në kundërshtim me Ligjin për lojërat e fatit, ndërsa në dy objekte hoteliere dhe dy kazino janë konstatuar parregullsi sipas Ligjit për Inspeksionin e Punës, për të cilat do të bëhen parashtresa përkatëse ndaj personave përgjegjës. Kontrolle të tilla në lokale hotelierike dhe kazino do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori