LAJMI I FUNDIT:

Mozzik: Kam gati gjashtë vite larg drogës, është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten

Mozzik: Kam gati gjashtë vite larg drogës, është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten

Reperi Mozzik ka një lidhje shumë të veçantë me fansat e tij në rrjetet sociale.

Shpesh, ai ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij apo aktivitetet profesionale.

Së fundmi, reperi ka publikuar për ndjekësit në InstaStory një shkrim të sinqertë, ku ka folur në veten e parë për qetësinë që ka gjetur prej afro gjashtë viteve, pas heqjes dorë nga përdorimi i drogës.


Arrestohet 21-vjeçari që gjuajti me armë dhe granatë dore në koncertin e Mozzikut
Lexo po ashtu Arrestohet 21-vjeçari që gjuajti me armë dhe granatë dore në koncertin e Mozzikut

Në dy publikime të njëpasnjëshme, interpretuesi i hitit “Madonna” ka bërë të ditur se përkundër faktit që ka qenë e vështirë, ai ka arritur t’ia dalë mbanë.

Foto: Mozzik/InstaStory

“Kam gati gjashtë vite larg drogës në mos gaboj…është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten! Sigurisht. Ishte një rrugë shumë e vështirë për mua…Isha shumë i dobët…rrethi…profesioni dhe gjithçka që lidhej me të…por ia dola, ia dola. Faleminderit Zotit”, ka shkruar reperi ferizajas në InstaStory.

Foto: Mozzik/InstaStory

Mozzik përndryshe edhe këtë verë ka qenë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore në mbarë trevat shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Bëre gjë me Eglin tani që dole” – Gjesti jep përgjigjen e papritur

“Bëre gjë me Eglin tani që dole” – Gjesti jep përgjigjen e papritur

Magazina
Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Tha se fitoi një analfabet që çoi në rrënim një vajzë, Egli i përgjigjet Laertit: Nuk jam e shkatërruar, jam e lumtur

Magazina
Jessica Simpson provokon me një postim të guximshëm mes divorcit, fansat reagojnë

Jessica Simpson provokon me një postim të guximshëm mes divorcit, fansat reagojnë

Magazina
Kylie Jenner mahnit fansat me një postim në rrjetet sociale, duke shfaqur fizikun e mrekullueshëm

Kylie Jenner mahnit fansat me një postim në rrjetet sociale, duke shfaqur fizikun e mrekullueshëm

Magazina
Xhensila Myrtezaj magjeps publikun me një paraqitje të mrekullueshme në koncertin e saj të fundit

Xhensila Myrtezaj magjeps publikun me një paraqitje të mrekullueshme në koncertin e saj të fundit

Magazina
Rita Ora elektrizon audiencën me performancën e saj mahnitëse në Vancouver

Rita Ora elektrizon audiencën me performancën e saj mahnitëse në Vancouver

Magazina
Kalo në kategori