Chelsea ka fituar ndaj Manchester Unitedit me rezultat 4-0.

Kjo ishte humbja më e thellë e Jose Mourinhos ndonjëherë në Ligën Premier si trajner.


Por, ajo që ka befasuar të gjithë janë fjalët e teknikut portugez në fund të takimit në veshin e Antonio Contes.

“Bëje atë kur rezultati është 1:0, jo 4:0. Është një poshtërim", zbulon gazeta spanjolle Marca, transmeton Telegrafi.

Tekniku italian në minutat e fundit të takimit i kërkonte tifozëve vazhdimisht të ishin të zhurmshëm dhe të jepnin përkrahje maksimale, por kjo nuk i ka pëlqyer Mourinhos. /Telegrafi/

telegrafi sport app