LAJMI I FUNDIT:

Mourinho thumbon Lazion: E rëndësishme që u rikthyem te fitorja pas humbjes nga një skuadër e vogël

Mourinho thumbon Lazion: E rëndësishme që u rikthyem te fitorja pas humbjes nga një skuadër e vogël

Roma ka arritur fitoren e dytë radhazi në grupet e Ligës së Konferencës, pasi triumfuan 0-3 në udhëtim te Zorya.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga Giallorosët, ku golat u shënuan nga Stephan El Shaarawy, Chris Smalling e Tammy Abraham.


Kjo fitore për Romën erdhi pas humbjes të dielën në derbin lokal ndaj Lazios.

Jose Mourinho nuk e ka harruar derbin e humbur dhe pas ndeshjes ndaj Zoryas ka thumbuar rivalët lokal, duke i quajtur skuadër e vogël.

“Ne fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Disa ditë më parë, ne dominuam kundër një ekipi të vogël dhe humbëm. Futbolli është i tillë, rezultati është më i rëndësishmi”, u shpreh Mourinho.

Në takim ndaj Zoryas, Mourinho bëri disa ndryshime duke i dhënë hapësira më shumë lojtarëve që nuk kanë luajtur në kampionat.

Marash Kumbulla, Ebrima Darboe, Amadou Diawara, Carles Perez apo Chris Smalling patën më shumë hapësira.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe lojtarët u paraqitën mjaftë mirë. Më ka pëlqyer reagimi i tyre. Gjashtë pikë në dy ndeshje janë të rëndësishme dhe ne pothuajse jemi të kualifikuar”, tha Special One pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori