Roma ka marrë një goditje të madhe me lëndimin e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum.

Mesfushori tulipan u lëndua në stërvitjen e së dielës, një ditë para sfidës me Cremonesen që Roma e zhvillon me fillim nga ora 18:30.


U raportua në mediat italiane se sulmuesi i ri Felix-Afena Gyan e lëndoi holandezin, i cili pritet t'i mungojë Romës deri në fund të këtij viti.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Jose Mourinhos në rrjetet sociale i cili është shfaqur me një fanellë në duar ku shkruan 'Forza Gini'.

GetPaidStock.com 63038a756915c

'Special One' ka qenë i ashpër në reagimin e tij, por duke përkrahur Wijnaldumin dhe Felix Afenan pas akuzave të shumta që mori sulmuesi i ri.

"Ndonjëherë futbolli mund të jetë m**. Në vetëm dy javë Gini është bërë njëri prej nesh, për shkak të cilësive të tij njerëzore(kualitetet e tij futbollistike tashmë i dinim).

"Fatkeqësisht, në një aksident shumë fatkeq që pati një lëndim të keq që do ta mbajë larg të luajë për një kohë të gjatë".

GetPaidStock.com 63038a2bf06ae

"Por ndonjëherë nuk është vetëm futbolli që është m**, njerëzit mund të jenë gjithashtu... Ata që filluan thashethemet se një djalë i jashtëzakonshëm si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi është. Një llum i vërtetë. Ne jemi të gjithë bashkë sonte: brohorasim për Romën, për Wijnaldum dhe për Felix-in", ka shkruar Mourinho në llogarinë e tij në Instagram.

Wijnaldum do të vendos brenda 48 orëve të ardhshme nëse do të futet në operim apo do të pres shërimin e ngadalësuar të këmbës, pasi qëllimi i holandezit është të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me 'Tulipanët'. /Telegrafi/

telegrafi sport app