Jose Mourinho ishte i pranishëm për provat e Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1.

Tekniku portugez u pyet nga gazetarët rreth transferimit të Antoine Griezmann, por Special One refuzoi të jap diçka konkrete.


DA108ZRW0AAqGVK

“Nuk kam ide se Griezmann do të vijë te Unitedi. Pyetni Ed Woodward. Ai e din që nga marsi se kë dua, çfarë dua dhe sa shumë dua. Tani i mbetet atij të punojë”, ka thënë Mourinho.

Vlen të theksohet se Kimi Raikkone ishte ai që siguroi “pole position” në pistën e Principatës, ndërsa Sebastian Vettel në pozitën e dytë.

DA109HBXUAA 0s7

Çmimi i francezit në rast të kalimit te Djajtë e Kuq parashikohet të jetë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

DA1099wXsAABNpt

telegrafi sport app