Jose Mourinho ka konfirmuar se mbrojtësi italian, Matteo Darmian, dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi.

Mbrojtësi i Italisë ka ardhur në Old Trafford nga viti 2015, kur ai nënshkroi nga Torino për një shifër rreth 20 milionë euro.


Megjithatë, ai është zhgënjyer nga mungesa e futbollit të rregullt në ekipin e parë me Djajtë e Kuq dhe po kërkon largimin nga United.

Darmian po shikohet me vëmendje nga klubet e mëdha italiane, Inter dhe Juventus, ndërsa dëshirën e lojtarit për largim e ka konfirmuar edhe Mourinho.

MatteoDarmian 1 Matteo Darmian gjatë një ndeshjeje në Angli (Getty Images)

Mourinho pranoi se 28-vjeçari italian e sheh të ardhmen e tij larg Manchesterit, ndërsa klubi është në pritje të ofertës adekuate.

"Matteo dëshiron të largohet. Mendoj se kur të bëhet e qartë, është e drejtë që ofertën e duhur, ta pranoni", ka thënë fillimisht Mourinho.

"Është e drejtë që ai të ndjek instinktin e tij".

"Ofertat që ne kemi marrë për të deri më tani nuk kanë qenë të afërta me kërkesën tonë", përfundoi portugezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app