LAJMI I FUNDIT:

Motrat Kardashian-Jenner të sigurta pas evakuimit, por të trembura dhe me stres nga zjarret që kapluan Kaliforninë

Motrat Kardashian-Jenner të sigurta pas evakuimit, por të trembura dhe me stres nga zjarret që kapluan Kaliforninë

Ato janë strehuar në rezidencën ‘e sigurt’ të Kendall Jennerit në Beverly Hills.

Kjo pasi së fundmi, dy motrat e famshme Kendall Jenner e Kourtney Kardashian janë evakuuar në Hollywoodin perëndimor për t’iu shmangur zjarreve në Calabasas.


Kourtney Kardashian, 39 vjeçe, u fotografua së bashku me motrën 23-vjeçare, duke shijuar një kafe në mëngjesin e së shtunë.

Pa dyshim që ato kishin nevojë për një nxitje nga kafeja për t’i bërë ballë shqetësimeve të fundit, për zjarret e rrezikshme që kanë kapluar Kaliforninë, dhe janë afruar shumë pranë shtëpive të tyre.

Modelja e “Victoria’s Secret”, Kendall, dukej sikur po ndihej e trembur, pasi e mbulonte fytyrën e saj gjatë kohës sa mori kafenë.

Ndërkohë, ajo dukej mjaft atraktive dhe e freskët e veshur me një palë xhinse blu.

Motrat arritën që ta kalojnë situatën stresuese pasi kaluan natën së bashku, me ardhjen edhe të dy motrave tjera Khloe dhe Kim, të cilat gjithashtu janë evakuuar nga zona.

Fjolla Morina duket si Kim Kardashian në imazhet e fundit
Lexo po ashtu Fjolla Morina duket si Kim Kardashian në imazhet e fundit

Ndërkohë, Kim zbuloi se ajo kishte pasur vetëm një orë kohë për tu larguar nga shtëpia e saj e saj.

Kim Kardashian (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Motra tjetër, Khloe, 34 vjeç, zbuloi në Twitter se gjithashtu kishte braktisur shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni, me të birin e saj gjashtëmujor, True, dhe vëllanë e saj, Rob, pas shpërthimit të zjarreve.

“Unë jam këtu duke thënë lutje dhe duke falënderuar të gjithë zjarrfikësit e guximshëm që rrezikojnë jetën e tyre për ne”, shkroi Khloe në Twitter.

Khloe Kardashian (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Ajo gjithashtu u lajmërua sërish me një status në Twitter pak më vonë duke shkruar: “Unë nuk mund të fle! Jam shumë nervoze me këto zjarre”.

Shumë anëtarë të familjes Kardashian-Jenner, përfshirë Kourtneyn, kanë shkruar statuse të shumta në Twitter duke u bërë thirrje njerëzve që të dhurojnë për Fondacionin e Zjarrit në Kaliforni, për të mbështetur zjarrfikësit që po vazhdojnë të luftojnë zjarrin vdekjeprurës që i ka detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Fitorja historike e Leverkusenit me Xhakën, gruaja e këtij të fundit publikon imazhe pas përfundimit të ndeshjes

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Kalo në kategori