LAJMI I FUNDIT:

Motrat binjake takohen për herë të parë – që nga ai moment, nuk kishte më sy të tharë në shtëpi! (Video)

Motrat binjake takohen për herë të parë – që nga ai moment, nuk kishte më sy të tharë në shtëpi! (Video)

Nuk kishte sy të tharë në shtëpi, lotë këto gëzimi, që kur motrat binjake identike u takuan me njëra-tjetrën për herë të parë që kur u adaptuan nga Kina nga dy familje të ndryshme, kur ato ishin vetëm të sapolindura.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Audrey Doering nga Wisconsin dhe Gracie Rainsberry nga Uashingtoni, të dyja 10-vjeçe, nuk mund të ndalnin lotët kur u përqafuan në “Good Morning America” të mërkurën.


Binjaket, së bashku me prindërit e tyre, thanë se ato jo vetëm ishin “tronditur”, por edhe shumë të lumtura për ribashkimin.

“Dukej sikur diçka po mungonte, dhe tashmë është e plotë”, tha Audrey.

Jennifer Doering, nëna e Audrey-s, ishte ajo që zbuloi se vajza e saj mund të ketë një binjake në botë.

Derisa po hulumtonte rreth të kaluarës së vajzës së saj, ajo erdhi deri tek një foto të vajzës së saj, në prehër të nënës së saj të vërtetë, ku ishte edhe një fëmijë gati identike pranë saj.

“Sapo e kam parë atë foto, unë kam qenë dëshpërimisht duke kërkuar për të gjetur se kush ishte fëmija tjetër”, tha ajo.

Përmes mediave sociale, Jennifer ishte lidhur me Gracien, “nënën e tanishme” të Nicole Rainsberry dhe e kuptuan se vajzat e tyre mund të jenë binjake.

Dr. Nancy Segal, një psikologe që studion binjakët, bëri një test të ADN-së dhe konfirmoi se Gracie dhe Audrey ishin binjake, me 100 për qind siguri.

Gracie dhe Audrey, të cilat më parë kanë folur me njëra-tjetrën nëpërmjet mesazheve me video, kanë zbuluar tashmë ngjashmëritë tjera, përveç dukjes. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Opera

Opera

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Fun
Kalo në kategori