Ivana Icardi, motra e sulmuesit argjentinas të Interit, Mauro Icardi, ka nxitur polemika në rrjetet sociale.

Motra e sulmuesit të Interi me anë të një postimi në Tëitter ka shprehur zhgënjimin me humbjen prej 3-0 të Argjentinës ndaj Kroacisë.


Madje, ajo beson se me Icardin nuk do të ndodhte një performancë kaq e tmerrshme e ekipit kombëtar argjentinas.

"Nëse do të ishte Mauro Icardi nuk do të ndodhte një gjë e tillë", u shpreh Ivana në Twitter duke nxitur shumë reagime.

motra 1 Postimi i motrës së Icardit, Foto: Twitter

Mauro Icardi u la jashtë skuadrës së Argjentinës prej trajnerit Jorge Sampaoli.

Ai shënoi 28 gola për Interin dhe ishte krucial për ekipin e tij që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Mauro Icardi 2 e1524946321772

Shumë besojnë se vendimi për të lënë jashtë Icardin lidhet me kërkesën e Messit, i cili nuk pajtohet me faktin se Icardi krijoi lidhjen me ish gruan e shokut të ngushtë të tij, Maxi Lopez. /Telegrafi/

telegrafi sport app