LAJMI I FUNDIT:

Motorola po përgatit një telefon të fuqishëm

Motorola po përgatit një telefon të fuqishëm

Motorola është prodhuesi i parë që ka lançuar një telefon me çipin Snapdragon 8 Gen 1, dhe tani po përgatit një model tjetër premium me të njëjtin çip.

Ka disa dëshmi të një telefoni premium të gjeneratës së ardhshme Motorola, të koduar “Frontier”.


Pajisja duhet të ketë specifikime të fuqishme, duke përfshirë një çip të ri Snapdragon 8 Gen 1, një ekran të lakuar me një shkallë të lartë rifreskimi, mbështetje për karikim të shpejtë dhe sensorin e ri të kamerës HP1 të Samsung.

Së bashku me çipin e Qualcomm, të koduar SM8475, vjen 8 GB/12 GB RAM dhe 128 GB/256 GB memorie.

TechnikNews sugjeron që Motorola Frontier do të ketë një panel 6.67 inç, të lakuar FHD + OLED, me një shpejtësi rifreskimi 144 Hz.

Sistemi i kamerës duhet të përbëhet nga një sensor kryesor, një sensor ultra i gjerë 50 MP dhe një kamerë telefoto IMX664 12 MP. Një kamerë selfie 60 MP OmniVision OV60A pritet nga pjesa e përparme, me funksionin Always on të Qualcomm.

Së fundi, përmendet se telefoni do të ofrojë shpejtësi jashtëzakonisht të larta karikimi: 125W me kabllo dhe 50W karikim me valë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Teknologji
Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Teknologji
Kalo në kategori