LAJMI I FUNDIT:

Motorola debuton me Moto G4 dhe G4 Plus

Motorola debuton me Moto G4 dhe G4 Plus

Nëse jeni duke pritur lansimin e Motorola Moto G4 dhe G4 Plus, pritja juaj do të merr fund së shpejti.

Motorola ka lajmëruar sot se Moto G4 dhe G4 Plus do të debutojnë në treg më 12 korrik.


Çmimi fillestar i Moto G4 është 199.99 dollarë ndërkohë që Moto G4 Plus do të startoj prej 249.99 dollarëve.

Moto G4 sjell ekranin me 5.5” dhe rezolucionin prej 1080 pikselëve, procesorin Snapdragon 617 dhe RAM memorie prej 2GB.

Tiparet tjera përfshijnë kamerën 13MP për foto dhe video dhe kamerën frontale prej 5MP.

Bateria do të ketë kapacitet prej 3,000 mAh, ndërkohë që hapësira e brendshme vjen në dy opsione: 16 dhe 32 GB.

Pajisja do të funksionojë përmes sistemit operativ Android Marshmallow.