LAJMI I FUNDIT:

Moto G me 5G dhe bateri me 5,000mAh po vjen me çmim të lirë?

Moto G me 5G dhe bateri me 5,000mAh po vjen me çmim të lirë?

Një fotografi e zbuluar së fundmi nga Slashleaks ka zbuluar modelin e ri nga Motorola, Moto G 5G, telefonin tjetër të lirë me 5G me procesorin e ri Snapdragon 750G të Qualcomm.

Ky mund të jetë një nga telefonat e parë smart që mban Snapdragon 750G SoC, duke ndjekur modelet e tilla si Xiaomi dhe Samsung.


Sipas XDA-Developers, Motorola Moto G 5G do të ketë karakteristika mjaft konkurruese, veçanërisht si një telefon i buxhet të ulët.

Përveç procesorit Snapdragon 750G, telefoni thuhet se do të ketë një ekran me 6.66 inç me një rezolucion prej 2400×1800 pikselëve dhe një shpejtësi freskimi me 60Hz, 6 GB RAM, 128 GB hapësirë të brendshme, si dhe një bateri gjigante me 5,000 mAh.

Edhepse detaje të caktuara si data e lëshimit dhe çmimi aktualisht janë të panjohura, është mirë që më shumë telefona të lirë me 5G po dalin në treg.