Mirëpo, edhe para kësaj date, në internet kanë rrjedhur pamjet jozyrtare të telefonit të ri të Motorolas, bashkë edhe me listën e specifikave, të cilat besohet se nuk do të dallojnë aspak nga ato që do të zyrtarizohen javën e ardhshme në ngjarjen e lansimit të telefonit, e cila do të mbahet në Londër.

Pamjet e Motorola E duken identike me imazhet fizike të telefonit të cilat më herët janë shfaqur në internet, të cilat edhe një herë e dëshmojnë se modeli i ri bën pjesë në familjen e Motorolas dhe modelit të kaluar, Moto G.


Specifikat e Moto E përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3”, procesorin 1.2GHz dual-core Snapdragon CPU, 4GB memorie të brendshme, 1GB RAM, kamerën e pasme me 5MP, baterinë me 1980mAh dhe versionin e fundit të Android, 4.4 KitKat.

Sikurse Moto G, edhe Moto E do të vijë me mbështjellës që mund të ndërrohet dhe të personalizohet me një spektër të gjerë ngjyrash. /Telegrafi/