LAJMI I FUNDIT:

Moti me vranësira në Shqipëri

Moti me vranësira në Shqipëri

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për të mërkurën në Shqipëri parashikohet i kthjellët në orët e mëngjesit dhe me zhvillim vranësirash në mesditë dhe pasdite.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë celsius.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa në bregdet deri në 15 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë. /Telegrafi/