Moti të enjten, vende-vende reshje shiu dhe shkarkime elektrike

Foto: Arkiv
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të jenë 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 18 deri në 22 gradë.
Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë











































