LAJMI I FUNDIT:

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë motin në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira dhe shira do të jetë moti në zonat malore, më të theksuara shirat do të jenë në veri – verilindje të Shqipërisë.

Mesdita do të sjellë shira në pjesën më të madhe të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe pothuajse në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Herë pas here do të ketë rrebeshe.


Situata e motit do të jetë e paqëndrueshme dhe gjatë natës duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë. /Telegrafi/